Postuar me: 11:09 19-10-2016

Si të mbani mend çdo gjë që mësoni?

Shperndaje
Etiketat

rememberingNëse doni të mësoni diçka të caktuar, atëherë paraprakisht ju nevojiten dy lloje të njohurisë: Njohuritë rreth lëndës në fjalë, si matematika, historia apo programimi dhe njohuri rreth mënyrës se si funksionon mësimi.

Lajmi i keq është se sistemi jonë i edukimi shpeshherë e shmangë njërën nga këto dyja. Kjo është problematike, duke marrë parasysh se aftësia juaj për të mësuar është përcaktues i madh i suksesit në jetë.

Prindërit dhe edukatorët janë të mirë në kumtimin e llojit të parë të njohurive. Por sa i përket llojit të dytë, këtu janë më të mangët.

 Prandaj, është e rëndësishme t’i mësoni disa strategji mësimi të cilat me të vërtetë funksionojnë dhe kanë ndikim pozitiv në jetën tuaj.

Detyrojeni veten të rikujtoni

Pjesa më pak e kënaqshme e mësimit efektiv është vështirësia që paraqet. Në fakt, disa ekspertë pohojnë se kur e keni të vështirë të mësoni, ju jeni duke mësuar më së miri. Në të njëjtën mënyrë sic eshte ngritja e peshave në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.

Pavarësisht se nuk është e lehtë, është mirë ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt. Psikologët këtë e quajnë “efekti testues”: Kur përpiqeni të mbani mend një informacion të caktuar, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që atë kujtim ta betononi në tru.

 Mos ia lehtësoni vetes gjërat…

Në një studim, studentët të cilët kishin lexuar fjalë si “këmbë-këpucë” kishin pasur më shumë vështirësi ta mbanin mend fjalën e dytë sesa studentët të cilët kishin lexuar fjalët e llojit “këmbë-k…cë”.

Këtë fenomen hulumtuesit e kanë gjuajtur “efekti i brezave”.

Bëjeni lidhjen e diçkaje të re me gjërat e vjetra

Sa më shumë lidhje që krijoni mes diçkaje të re që mësoni dhe diçkaje që e keni ditur më herët, aq më shumë kjo do t’ju ndihmojë ta mbani mend më vonë.

Burimi: Telegrafi

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.