Postuar me: 8:27 13-06-2012

Siri, fëmijët përdoren si mburojë

Shperndaje
Etiketat

Luftë civile. Rreziku i paralajmëruar disa herë në Siri, tashmë është kthyer në realitet.

Kështu shprehet shefi i operacionit paqeruajtës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Hervé Ladsous.

OKB denoncon në një raport krimet makabër të kryera ndaj fëmijëve.

Me dhjetëra fëmijë të moshës 8-13 vjeç janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe janë përdorur si mburoja njerëzore para dritareve të autokolonave të ushtrisë së presidentit Asad.

Në raportin e OKB-së akuzohen edhe forcat rebele, të cilat i kanë rekrutuar fëmijët për t’i përdorur në luftimet me forcat qeveritare.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.