Postuar me: 7:20 08-06-2012

Siri, Lidhja Arabe: OKB të veprojë për ndaljen e gjakderdhjes

Shperndaje
Etiketat

NJU JORK – ”Këshilli i Sigurimit duhet të ndërmarrë në mënyrë emergjente vendimet dhe hapat e nevojshme për të ndalur gjakderdhjen dhe për të mbrojtur popullsinë siriane. Grupit i pesëmbëdhjetë vendeve duhet të miratojë urgjentisht masat politike dhe ekonomike për t’i dhënë fund dhunës në vend”, deklaroi pak më parë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil Al-Araby në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe theksoi shumë qartë faktin se kjo kërkesë e bërë nga organizata që ai përfaqësonte i referohej specifikisht sanksioneve ekonomike që përmbante neni 41 i Kartës së OKB, jo një ndërhyrjeje ushtarake.

”Është e domosdoshme një zgjidhje politike që garanton respektimin e aspiratave dhe të drejtat e popullsisë siriane. Dhuna dhe vrasjet vazhdojnë nga dita në ditë, më e fundit është masakra e kryer sot në zonën Mazraat al Qubeir, në Hama”, theksoi Al-Araby, i cili rikujtoi se të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani nuk kishin mundur t’u jepnin fund masakrave dhe të garantonin respektimin dhe zbatimin e planit të Kofi Annan.

‘E kemi të qartë se pa bashkëpunimin e qeverisë së Damaskut ky plan nuk do të ketë kurrë sukses, ndaj duhet vepruar menjëherë”, përfundoi Al-Araby.

(er.nu/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.