Postuar me: 9:22 12-06-2012

S’ka gjyqtarë, shtyhet gjyqi i Aldo Bares

Banda e Lushnjës

Ka dështuar sërish procesi gjyqësor ndaj kapobandës së Lushnjës, Aldo Bare, i akuzuar për krijim të organizatës kriminale dhe vrasjeve. Seanca e djeshme në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda nuk është zhvilluar, pasi ende nuk është formuar kolegji penal që do të gjykojë Baren. Rezulton se të gjithë gjyqtarët e Apelit kanë gjykuar këtë bandë dhe sipas ligjit nuk lejohet të gjykojnë të njëjtin proces dy herë. Tashmë pritet zgjedhja e gjyqtarëve nga KLD-ja.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.