Postuar me: 6:46 11-06-2012

S’ka konsensus, Artan Hoxha kandidati i maxhorances

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha vleresoi maksimalisht figuren e zotit Artan Hoxha, duke vleresuar kontributin e tij ne tere kompleksitetin e reformave gjate dekades se fundit.

“Ka nje dhunti te cmuar ne publicitike. Eshte padiskutim nje nga opionistet me te kuotuar ne fushen e opinionisteve.”- tha Berisha.

Maxhoranca beri nje perpjekje te madhe qe te afrohej perseri me opoziten, tha kryeministri, duke shtuar se maxhoranca perzgjodhi kandidatura te njohura per reputacionin e tyre ne fushat perkatese.

“Megjithe shkembimin e hapur te mendimeve nuk u arrit ne nje konsensus. Nderkohe mazhoranca vendosi qe neser te paraqese per votim nje personalitet te shquar te shoqerise civile dhe publicistikes shqiptare, Artan Hoxha.”- tha Berisha.

Ilir Meta

Kandidati zyrtar maxhorances per President eshte analisti i njohur Artan Hoxha.Emri i tij u zyrtarizua nga kreu i LSI-se Ilir Meta menjehere pas takimit me kryetarin socialist,Edi Rama.

“Ajo qe eshte  e rendesishme tashme kur pritet te filloje dita e re eshte se neser maxhoranca do te zyrtarizoje kandidatin per president, zotin Artan Hoxha qe eshte nje emer shume i njohur. President i Institutit te Studimeve Bashkohore, me nje karriere komplekse dhe te pasur, me nje karriere administrative, me nje angazhim te shquar edhe si ekspert ne fushen e reformave ekonomike edhe te reformave integruese. Eshte nje emer teper publik.”- tha Meta.

Kreu i LSI-se shprehu bindjen se neser zoti Artan Hoxha do te jete President i Republikes se Shqiperise

Edi Rama

Ka perfunduar pa konsensus takimi rreth 3 oresh i kreut te opozites,Edi Rama me kryeministrin Sali Berisha, ku merrnin pjese edhe kreu i LSI-se,Ilir Meta dhe kryetari customer PDIU-se, Shpetim Idrizi.

“Beme nje perpjekje te gjate, intensive per ti dhene Shqiperise dhe shqiptareve nje president konsensual, dhe per ti dhene familjes europiane nje sinjal pozitiv. Fatkeqesisht nuk gjetem ate mirekuptim dhe vullnet qe sipas meje, duhet te shprehte qeveria shqiptare e cila besoj e kupton fare mire se moszgjedhja e nje presidneti konsensual eshte nje sinjal negative per BE-ne, dhe eshte nje zhvillim qe nuk thote gjera te mira per ntegrimin.”- tha Rama.

Presidenti, nis takimi Rama-Berisha-Meta e Idrizi

Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama po zhvillojne nje takim ne ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Përpjekja e dytë për një President konsensual mes Ramës dhe Berishës vjen një javë pas takimit të parë, i cili ishte pa rezultat. Nga ai takim, ku Berisha nuk u tërhoq nga kandidati i maxhorancës, Zaganjori dhe opozita nuk propozoi asnjë emër përballë tij, Parlamenti konsumoi dy raunde pa asnjë kandidat.

Formati i takimit të sotëm, ndryshe nga ai i takimit të parë do të ketë dhe Ilir Metën dhe kreun e PDIU-sem Shpetim Idrizi si pjesë të tryezës, ndërsa Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi dhe Berisha nga Astrit Patozi. Sot është takimi që ndoshta do të përcaktojë nëse Presidenti do të zgjidhet me më shumë se 84 vota, apo me 71 vota.

Mesohet se ne diskutim eshte emri i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, i ministrit te Brendshem Bujar Nishani, emri i keshilltarit te kryeministrit per ekonomine Petraq Mile dhe analisti Artan Hoxha.

Në përpjekjen e dytë mes Ramës dhe Berishës do të shohim nëse takimi i së dielës mbrëma do të nxjerrë një produkt konkret dhe të pranuar nga palët, jashtë bisedave teorike rreth modaliteteve dhe procedurave.

Burimi:Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.