Postuar me: 12:54 16-06-2012

Spahiu: AK zgjidhja e popullit, PD dhe PS mendojnë vetëm për stomakun e tyre

Shperndaje
Etiketat

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha se, tha se viti 2012 i gjen shqiptarët më të varfër, si në një geto periferike europiane dhe se i  gjen shqiptarët nën ndasi politike ku demokratët urrejnë socialistët dhe anasjelltas.

“Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike -juridike të paprecedentë, dhe si në asnjë vend tjetër të mos dihet numri i popullsisë. Na gjen si një nga kombet më të varfra në Europë. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, po ashtu shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni e kudo. Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europa, si dy vende që janë përjashtuar nga proceset integruese. I gjen shqiptarët në ndasi politike. Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtat liderë politikë të para dy dekadave, të cilat kanë uzurpuar karriget e pushtetit, edhe përpara se të lindin qindra kuqezinj që sot janë në sallë”,- tha Spahiu.

Ai shtoi se, AK-ja vjen për herë të parë si një alternative qeverisëse, me forcën e duhur për të thyer sundimin e partive politike.

“Çdo gjë është e mundshme nëse rinovohet politika shqiptare me zgjedhje të lira e të ndershme. Por shqiptarët e kanë kuptuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë si nofullat e një goje që bluajnë vetëm për stomakun e vet.  Se pavarësisht nëse ka fituar PS apo PD i humburi i vetëm, ka dalë vetëm populli shqiptar”, u shpreh Spahiu

Spahiu vazhdoi më tej në fjalën e tij se, në 100 vjetorin e Pavarësisë këtij kombi ju cenua integriteti territorial, identiteti kombëtarë dhe rendi kushtetues, për këtë nuk duhet të fajësojmë fqinjët, por qeverinë e cila është jo shqiptare por tradhtare.

Sipas AK-së, janë me dhjetëra aktivistët kuqezi që kanë mbërritur nga SHBA-j,a Britani, Itali, Belgjika dhe shumë vende të tjera.

Në kongres i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Aleksander Arvizu.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.