Postuar me: 7:23 26-05-2012

Spahiu: Presidentin duhet ta duan në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Shperndaje
Etiketat
Kreshnik_Spahiu

Kreshnik_Spahiu

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një  tubim në Bulqizë me mbështetësit e këtij qyteti, ku lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e saj.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, foli për zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar se vendit i duhet një president patriot e shqiptar.

“Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara”, – u shpreh Spahiu.

Lideri i AK-së theksoi se, kreun e ri të shtetit shqiptar duhet ta duan në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“Nuk i duhet shqiptarëve një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta. Shqiptarëve i duhet një president patriot dhe shqiptarë. Sali Berisha po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër”, – deklaroi Spahiu.

Sipas Spahiut, Myslim Pashaj është kandidatura e AK-së për President. “Pashaj simbol i shqiptarizmit dhe figurë e pakontestueshme popullore.”- tha ai.

Burimi:Shekulli

Presidenti, AK: Jo nga kulisat Berisha-Rama-Meta

BULQIZE- Nga Bulqiza, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se, shqiptarët nuk e duan një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta, por për një president që e do dhe e voton populli.

“Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara” deklaroi lideri i Aleancës KuqeZi.

Kreu i AK-së, më tej është shprehur se shqiptarëve u duhet një president patriot dhe shqiptarë, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër.

Spahiu ndërkaq ka theksuar se AK është e vetmja forcë politike që deri më tani ka dalë me një propozim konkret për kandidaturën e postit të Presidentit të Republikës, që është ajo e Myslim Pashaj.

Gjatë tubimit të AK-së në qytetin e Bulqizës, të pranishmit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e saj për shkak të mos mbajtjes së premtimeve të dhëna por mbi të gjitha për gjendjen që vendi është katandisur.

Burimi: Panorma

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.