Thursday , 24 April 2014
Lajmet e fundit
Home » FUTBOLL BOTA » BUNDESLIGA » “Holanda s’ka shanse përballë Gjermanisë” (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

“Holanda s’ka shanse përballë Gjermanisë” (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

bundesliga Klasikja mes Holandës dhe Gjermanisë më shumë është fokusuar mes dy trajnerëve. Edhe pse historia na njeh me dy kundërshtarë historikë, lufta ka filluar që nga krerët e pankinave. Trajneri gjerman, Joakim Lëv, do të ketë një detyrë shumë të vështirë të përballojë kundërsulmet e “diktatorit” holandez, Luis van Gal, i cili është kthyer edhe në “aktorin” kryesor të këtij episodi në “Amsterdam- Arena”. “Arkitekti” gjerman, me diplomaci dhe finesë i është kundërpërgjigjur gjatë konferencës për shtyp, ku ka shpalosur edhe planin e tij kundër “tulipanëve”. “Kjo është ndeshja jonë e fundit për këtë vit dhe Holanda s’do ketë shanse kundër nesh. Ne kemi hedhur themelet e filozofisë sonë dhe nuk kemi për të hequr dorë nga filozofia ofensive. Ne duhet të tregohemi të guximshëm dhe duhet të mbajmë ritmin dhe vendosim balancat e duhura mes ofensivës dhe defensivës. Ajo çka bëmë në Irlandë dhe 60 minutat e para ndaj Suedisë do na udhëheqë jo vetëm ndaj Holandës, por gjatë gjithë kohës sime. Kjo ndeshje ka rëndësi shumë të madhe për mua dhe luhet për prestigj. Do përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura në mungesë të ‘veteranëve’. Por, në sulm kam disa versione. Podolski luan si qendërsulmues, por paraqitet më mirë në të majtë, megjithatë mbetet alternativë. Një opsion tjetër kam edhe Rojsin, pasi së bashku me Gëcen dhe Gyndoganin më kanë befasuar në Champions”,- nënvizoi Lëv, duke shtuar mbi “tulipanët”: “Holanda nga ana futbollistike i afrohet Gjermanisë, Spanjës dhe disa skuadrave amerikano-jugore. Janë të përgatitur taktikisht, por nga ana fizike nuk më bindin”. Por, trajneri Joakim Lëv nuk ka hezituar të injorojë edhe Van Galin, pasi ky i fundit e nënvlerësoi gjatë një interviste për “Welt”, ku thoshte se Joakim Lëv është trajner simpatik, por s’ka fituar asgjë, ndërsa më të mirë se holandezi vështirë të gjesh. “E vlerësoj punën e Van Galit. Për një trajner kombëtareje është e rëndësishme të kualifikohet në finalet e një evenimenti ndërkombëtar, të cilën Van Gal nuk e bëri dot në mandatin e tij të parë. Gjithsesi, ai mbetet një trajner i shkëlqyer”,- përfundon Lëv me diplomaci konferencën.

14.11.2012

Burimi: Panorama Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


seven − 3 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current day month ye@r *