Saturday , 19 April 2014
Lajmet e fundit
Home » Tag Archives: futbolli anglez

Tag Archives: futbolli anglez

Samer: Mos u lodhni kot, Mandzukic nuk shitet (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Samer

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Matias Samer, ka këmbëngulur se kampionët e Bundesligës nuk kanë ndërmend ta shesin Mario Mandzukicin këtë verë. E ardhmja e kroatit ndërkombëtar te Bajerni është në dyshim pas ardhjes së afërt të Robert Levandovskit nga Borusia e Dortmundit dhe disa klube, duke përfshirë Juventusin, Arsenalin dhe Celsin, janë të përfolura për interesim të ngushtë ... Read More »

Ferrari, dorëhiqet Stefano Domenicali (Burimi: Top-Channel, www.top-channel.tv)

Stefano Domenicali

Stefano Domenicali ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si shef i skuderisë Ferrari. Një vendim që pritej pas deklaratave të së premtes të presidentit Luca Cordero di Montezemolo, i cili theksoi se do të merren vendime të vështira për të ndryshuar situatën e këtij fillimsezoni.  “Do të punojmë natë e ditë dhe do të marrim vendimet që duhen marrë”, ... Read More »

Stadiumi i ri i Flamurtarit (Burimi: Top-Channel, www.top-channel.tv)

Flamurtarit

Stadiumi i ri i Flamurtarit Brenda pak vitesh, Flamurtari mund t’i zhvillojë ndeshjet në një kompleks bashkëkohor, nëse miratohet projekti për ndërtimin e një stadiumit të ri. Sipas projektit të hartuar nga një kompani turke, stadiumi i ri i Flamurtarit do të ndërtohet në Pyllin e Sodës dhe do të ketë një kapacitet nga 15-20 mijë tifozë. Aktualisht projekti i ... Read More »

Juve fiton në Udine, titulli më afër (Burimi: Top-Channel, www.top-channel.tv)

Juve fiton

Juve fiton në Udine, titulli më afër  Juventusi ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në Udine me rezultatin 0-2, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion. Të besuarit e Conte-s e kanë vendosur ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar me Giovinco dhe me Llorente-n, përkatësisht në minutën e 16-të dhe 26-të. Më pas ... Read More »

Guardiola: Dua 5 trofe, me tre tituj s’ka pushime (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Guardiola

Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola, ka pranuar se ka bërë gabime në ndeshjen ndaj Dortmundit. Edhe pse skema e tij dështuese shihet si provokim dhe strategji ndaj Realit për të mos ia kopjuar stilin e lojës, trajneri spanjoll ka paralajmëruar të tijtë se me tre trofe nuk ka pushime. Ai u kërkon atyre edhe dy të tjerë. “Ndoshta kam bërë ... Read More »

Ramos, luftë me dëmtimin për të luajtur ndaj Barçës (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Serxhio Ramos ka probleme fizike dhe është duke zhvilluar një program të specializuar për të qenë gati në takimin ndaj Barçës të mërkurën. Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në dyshim për këtë përballje, ndërsa mbrojtësi Marselo nuk do të grumbullohet. Ksabi Alonso dhe Karvajal do luajnë, kurse ndaj Almerias ishin të pezulluar për shkak kartonësh. 14.04.2014 Burimi: Panorama Sport Read More »

Flamurtari “rihap” kampionatin (Burimi: Top-Channel, www.top-channel.tv)

Flamurtari

Flamurtari “rihap” kampionatin Goli i Ablilaliajt, shënuar në minutën e 60, ka larguar nga zona e ftohtë e renditjes skuadrën e Flamurtarit që duket se po ja merr dorën kampionëve të Skëndërbeut, pasi i ka mundur edhe në mesjavë duke i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Një luftë e fortë sportive dhe nervash në Vlorë, pasi përballja kishte ndoshta edhe ... Read More »

Specialistët bavarezë: Pse triumfon Bajerni (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

triumfon Bajerni

Specialistët bavarezë: Pse triumfon Bajerni Reali i Madridit nuk ka fituar asnjëherë në transfertë ndaj Bajernit, madje ka barazuar vetëm në një rast dhe është mundur në nëntë ndeshje të tjera. Specialistët bavarezë besojnë te kualifikimi i skuadrës së Guardiolës, duke u bazuar te fakti që janë të aftë të shënojnë në Madrid dhe mbi të gjitha të fitojnë në ... Read More »

Junajtid i ofron stolin holandezit Van Gal (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Junajtid

Në Holandë janë të sigurt: Dejvid Mojes do të shkarkohet në fund të sezonit dhe në stolin e Mançester Junajtid pritet të ulet Luis Van Gal. Ai që pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Totenhemit, sipas “De Telegraaf”, është takuar me një delegacion nga Mançesteri në fillim të javës, përpara se “djajtë” të eliminoheshin nga Bajerni në Champions. Kampionët ... Read More »

Sammer kritikon lojtarët e Bajernit (Burimi: Top-Channel, www.top-channel.tv)

Sammer

Matthias Sammer, drejtori sportiv i Bayern Munchen, kërkoi më shumë “pasion dhe përgjegjësi” nga lojtarët pas humbjes 3-0 ndaj Borussia Dortmund, ditën e shtunë.  Kjo ishte humbja e dytë radhazi e bavarezëve në kampionatin gjerman dhe Sammer mendon se duhet më shumë kujdes për të shmangur disfata të tjera. “Duhet të jemi më të kujdesshëm në lojë. Duhet të tregojmë ... Read More »