星期三 , 27 八月 2014
Lajmet e fundit
Home » 足球世界杯 » 聯賽 » Mesi prin 100 lojtarët më të mirë në botë (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Mesi prin 100 lojtarët më të mirë në botë (Burimi: Panorama Sport, www.panorama-sport.com)

Mesi-lajm shqipTë bësh listën e futbollistëve më të mirë në botë, nuk është aq e vështirë nëse mjaftohesh t’i mbledhësh të gjithë në një grup. Por t’i radhisësh ata, nga i pari te i 100-ti, pa diskutim që kërkon një analizë tepër specifike. Këtë mision e ka ndërmarrë e përditshmja prestigjioze “The Guardian”, e cila ka mbledhur një panel me specialistë të shquar të futbollit. Ata kanë studiuar për disa muaj ecurinë, sukseset, formën dhe talentin që zotërojnë shumë futbollistë dhe dje kanë publikuar përfundimet e tyre. Bëhet fjalë për 100 futbollistët më të mirë në botë për momentin dhe kryesuesi i listës pa dyshim që nuk është surprizë: Lionel Mesi. Ylli argjentinas ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë vitit 2012, madje edhe më mirë se në edicionet e kaluara, duke mos qenë e vështirë që të lërë pas vetes rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldon. Ksavi dhe Iniesta i pasojnë, por pesëshen e parë e mbyll Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez po bën lehtësisht diferencën në kampionatin francez, por përveç nivelit të lartë në aspektin personal, është vlerësuar edhe ndihma e madhe që i ka dhënë ekipit francez në ecurinë në kampionat dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve. Mes dhjetë të parëve dominojnë sulmuesit (gjashtë të tillë), ku nuk mund të mungonin emra si Falkao, Kavani dhe Van Persi. Në fakt, lojtari i tetë më i mirë në botë është cilësuar Andrea Pirlo. Mesfushori “veteran” i Juventusit vazhdon të dhurojë emocione me lëvizjet dhe paraqitjen e tij në fushën e lojës, duke ndihmuar “Zonjën” që të udhëheqë pa shumë vuajtje renditjen e Serisë A.
Spanja - Futbolli spanjoll vazhdon të tregojë dominimin e tij. Në listën e 100 më të mirëve në botë, më të shumtë janë lojtarët iberikë, pikërisht 16 të tillë. Në vendin e dytë vjen Brazili me 12 dhe më pas Gjermania me dhjetë. Ndërkohë, Barcelona dhe Reali pa diskutim kryesojnë listën e klubeve me më shumë përfaqësues. Katalanasit me 12 lojtarë (më shumë se një formacion), dy më shumë se Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut.
Premier Liga - Kampionati anglez është ai që “gëzon” më shumë prej 100 më të mirëve në botë. Më saktë, 27% e kësaj liste aktivizohen në Premier Ligë, e cila ka lënë pas me 23% kampionatin spanjoll. Bundesliga dhe Seria A kanë nga 13, 5 më shumë se kampionati francez.

26.12.2012

Burimi: Panorama Sport

Print Friendly

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


− 一 = 3

您可以使用这些HTML标签和属性: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

BIGTheme.net • Free Website Templates - Downlaod Full Themes