Postuar me: 8:57 15-06-2012

Stefanovic: S’do ketë bisedime pa fusnotë

Shefi i ekipit negociator Borisllav Stefanovic ka thënë se Serbia nuk do te ulet ne bisedime me Kosoven pa tekstin e printuar te fusnotës.

“Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk do të mund të aplikohet, nëse në tabelën para zyrtarëve të Kosovës, nuk gjendet i shtypur teksti i fusnotës. Përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në një mashtrim, ku në pllakatë shkruhet vetëm Kosova”, ka thënë Stefanovic për të përditshmen, “Veçernje Novosti”.

Ndermjetësi evropian në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper ka thënë se është i gabueshëm insistimi i Beogradit që në tavolinë, përvec tabelës ku shkruhet Kosova, të përfshihet edhe teksti i plotë  fusnotës.

Stefanovic ka thënë se interepetimi aktual po e shkel kompromisin e arritur.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, më 24 shkurt të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.