Postuar me: 17:02 26-10-2016

Të gjithë e keni parë, por askush nuk e di çfarë domethënie ka shkronja “ i ” tek iPhone(Burimi: Gazeta Express)

iiiphone” i ” është ndoshta njëra nga shkronjat më të rëndësishme në botë – por jo të gjithë e dinë se çfarë kuptimi ka ajo.

Shkronja “ i ” tek iPhone është një veçori që e definon këtë celular. Dhe kuptimi i përgjithshëm i saj i referohet “internetit”, edhe pse ka një histori më të komplikuar se si erdhi ajo tek emri i celularit.

I-ja e parë ishte prezantuar te pajisja Mac – iMac. I lansuar më 1998, ky kompjuter shënoi fillimin modern të Apple, shkruan Gazeta Express.

Duke e prezantuar këtë kompjuter, Steve Jobs tha se kompjuteri ka për qëllim që të përdoret nga klientët për të hyrë në internet. Për më tepër, Jobs kishte thënë se shkronja “i” ka edhe një kuptim tjetër.

“Ne jemi një kompani e kompjuterëve personalë, edhe pse ky produkt ka lindur për të qenë në rrjet, ky produkt është një produkt i bukur dhe i vetëm. Ne synojmë atë për edukim. Njerëzit duan ta blejnë këtë. Dhe, ky kompjuter është perfekt për shumicën e gjërave që njerëzit i bëjnë në instruksion”, kishte thënë ai.

Kompania pas kësaj do të përdorte shkronjën “i” në pothuajse të gjitha produktet e saj. Më pas kjo shkronjë gjeti vend edhe tek iPhone, një produkt që kishte një efekt të ngjashëm për Apple, ashtu siç iMac.

Burimi: Gazeta Express

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.