Postuar me: 13:08 27-10-2016

Të përgjumur gjatë gjithë kohës? Ja se si ta kuptoni pse (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

kafeE ndjeni veten shpesh të përgjumur në punë dhe nuk flini dot natën? Nuk jeni i vetmi që privoheni nga gjumi. Por tashmë një test do ju tregojë se sa të lodhur jeni vërtetë.

Sipas NHS, një në tre persoa vuajnë nga gjumi i pakët dhe ankthi, nga teknologjia dhe puna në shtëpi, por mërzitja është e fundit në listën tuaj.

Privimi nga gjumi ka edhe pasoja fizike në shëndetin tuaj, duke ju vendosur në kushte mjekësore të rrezikshme si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Por si ta kuptoni se keni fjetur mjaftueshëm? Gjithçka që ju duhet është një lugë dhe një tabaka metalike.

“Bazohet në shkencat solide”, ka shkruar në Daily Mail dr. Michael Mosley. Për të bërë testin ju duhet të shtriheni me qetësi, në një dhomë të errët pasdite,dhe shtrëngoni një lugë që e mbani tek koka e krevatit. “Vendoseni tabakanë në dysheme afër krevatit tuaj, shihni kohën dhe më pas mbyllni sytë. Çështja është: A ju zë gjumi dhe nëse po sa shpejt pasi shtriheni?”, thotë Mosley.

Koncepti mbështetet në faktin se nëse ju shtriheni dhe ju zë gjumi, luga do të bjerë në tokë, mbi tabaka duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe do t’ju zgjojë. Në këtë pikë duhet të shihni menjëherë kohën se sa u është dashur që të flini.

Sipas profesorit Kleitman, nëse ju zë gjumi që pesë minutat e para, atëherë ju jeni vërtetë të privuar nga gjumi, ndërsa pas 10 minutash do të thotë se ju bëni një pushim të hajrit gjatë natës.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.