Postuar me: 12:07 13-06-2012

Tema të reja në dialogun Kosovë-Serbi

Në dialogun Prishtinë-Beograd, përveç dy çështjeve që kanë mbetur ende pa një marrëveshje, Brukseli e ka konfirmuar se tema të reja do të shtohen, megjithëse nuk e përmend nëse fjala është për veriun si temë e re.

Zyra e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në Bruksel, e ka konfirmuar mundësinë që kur të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, tema të reja janë opsioni i mundshëm.

“Mund të ketë tema të reja, por në këtë moment nuk do të doja të futem në detaje” i ka thënë “Zërit” përmes telefonit zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiç.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.