Postuar me: 8:55 27-10-2016

Tërmeti 5.5 ballë në Italia , panik dhe frikë te njerëzit (Burimi: Noa, www.noa.al)

termete-italiTërmeti me magnitudë 5.5 ballë ka goditur sonte ora 19.10 Italinë Qendrore, njofton Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar në provincën e Macerata-s, Visso. Në disa nga zonat e prekura nga tërmeti gjatë mbrëmjes së sotme është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Tërmeti që ka prekur zonat e Marches, Abruzzos dhe Lazios, ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te banorët të cilët shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.

Lëkundje ka pasur edhe në Romë, L’Aquila dhe Ascoli. Pas tërmetit 5.5 ballë, deri në orën 20.02 ndodhën edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë nga 2.1 deri në 3 ballë të shkallës Rihter.

Nga tërmeti i fortë nuk ka ende raportime për të lënduar apo dëme materiale. Një video që doli në rrjet sugjeron dëmtimin e një kishe në Visso.

Lokaliteti i Usitës duket se është më i godituri nga dy tërmetet që ranë këtë mbrëmje në zonën qendrore të Italisë. Kryetari i bashkisë, Giuliano Rinaldi ka deklaruar se situata është e pashpresë.

“Janë shembur shumë shtëpi. Qyteza jonë ka marrë fund”, ka thënë Rinaldi për mediat. Kryebashkiaku ka konfirmuar gjithashtu se është shembur fasada e kishës, ndërsa është çarrë terreni.

Ndërkohë, “fraksionin Kasali nuk mund ta arrijmë”, ka vijuar Rinaldi, duke iu referuar një lokaliteti ngjitur, që është izoluar për shkak të shembjeve.

Në disa nga zonat e prekura nga lëkundjet sizmike mungon energjia elektrike dhe janë ndërprerë rrugët e komunikimit.

Tërmeti i sotëm ndodhi vetëm 2 muaj pas atij në Amatriçe dhe zona të tjera në qendër të vendit, që la afro 300 njerëz të vdekur.

Burimi: Noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.