Postuar me: 8:21 13-06-2012

Tërmeti në Afganistan, 80 të zhdukur

Shperndaje
Etiketat

Ekipet e shpëtimit në Afganistan vazhdojnë kërkimet për 80 fshatarë afganë, për të cilët dyshohet se janë zënë nga rrëshqitja e dheut, pas dy tërmeteve në pjesën veriore të Afganistanit.

Guvernatori i provincës Baghlan, Abdul Maxhid, tha se 22 shtëpi ishin mbuluar nga dheu .

Deri sot në mesditë, janë gjetur dy trupa të pajetë dhe në spital janë dërguar afro 20 të plagosur.
Tërmetet me intensitet 5.4 dhe 5.7 shkallë e goditën këtë rajon ditën e hënë, duke sjellë dhe gurë në vendbanimet e largëta malore.

Nga një tërmet në këtë rajon në vitin 2002 janë vrarë afro 2 mijë vetë.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.