Postuar me: 10:02 28-05-2012

Thaçi uron Rona Nishliun për suksesin në “Eurovision”

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron këngëtaren kosovare Rona Nishliu për përfaqësimin dinjitoz dhe të suksesshëm të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit kosovar.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane ‘Eurovision’”, thuhet në urim.
Më tej shtohet se “talenti i rrallë i interpretimit i Ronës dhe emocionet që ajo i përcolli në skenën e Bakusë i lanë të mahnitur teleshikues nga të gjitha vendet e Evropës, të cilët përmes votave të tyre bënë që këngëtarja kosovare të radhitet lartë në këtë garë”.

Ai vlerëson se “Rona Nishliu është shembulli më i mirë i suksesit të të rinjve të Kosovës, të cilët kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, me theks të veçantë në art, kulturë dhe në sport”.
(e.m/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.