Postuar me: 8:03 12-06-2012

Thaçi: Zgjedhja, arritje e demokracisë shqiptare

Shperndaje
Etiketat

Urimi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në telegramin e tij të urimit, Kryeministri Thaçi ka thënë se ndihet shumë i kënaqur me lajmin për zgjedhjen e tij për President të Republikës së Shqipërisë. Thaçi e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë në emër të qeverisë dhe në emrin e tij personal, duke i dëshiruar suksese në punë, në krye të shtetit shqiptar.

“Zgjedhja juaj si president i vendit, është edhe një e arritur e demokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, citohet të ketë thënë Thaçi. “Institucionet e Kosovës, si gjithherë, mirëpresin forcimin e Shqipërisë dhe shprehin gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, është shprehur Thaçi.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.