Postuar me: 14:26 15-06-2012

Tirana bllokon deklaratën e SEECP, shkak Kosova

Shperndaje
Etiketat

Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore(SEECP), që u mbajt në Beograd.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Selim Belortaja ka deklaruar se pasi  pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë,  ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.

“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja.

Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale.

Presidenti serb, Tomillav Nikolic ka thënë se për Serbinë, është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë sipas tij, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.