Postuar me: 7:05 13-06-2012

Tiranë, gjykata jep vendimin për dosjen “Virgin”

Shperndaje
Etiketat

Arjan Doçi shpallet i pafajshëm. Gjykata vendosi gjysmën e dënimit të kërkuar nga organi i akuzës

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të pandehurit e naftës “Virgin”. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 12.6 vite burg për të akuzuarit, ndërsa Gjykata vendosi, 6 vjet për të gjithë, për shkak se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar.

Dënimi më i lartë u dha për të pandehurin Edmond Ferraj, i cili u dënua me 1 vit e 4 muaj burg dhe 340 mijë lekë gjobë. Ndërkohë që togat e zeza vendosën ti heqin Ferrajt të drejtën për të pasur funksione publike. Për Iljaz Fishekun, gjykata vendosi dënimin me 10 muaj e 20 ditë burg. I vetmi i pafajshëm i çështjes është Arjan Doçi, ndërsa Fadil Abdurrahmani, Flamur Merkaj, Gazmend Serjani, Genc Premçe, Kadri Hajredini, Reshat Aleksi, Vladimir Koteci, Nikolla Llanxi, dhe Fatmir Kaja u dënuan me 4 muaj dhe 15 ditë burg. Për Llanxin, Kajën dhe Serjani gjykata vendosi shërbim prove për të mos bërë vepra të tjera penale për 15 muaj.

Gjithashtu, gjykata urdhëroi heqjen e sekuestros preventive dhe kthimin e mjeteve shoqërive të sekuestruara. 12 të pandehurit, biznesmenë, doganierë dhe punonjës të tatimeve akuzohen për kontrabandën e naftës “Virgin”, e cila shitej në tregun e brendshëm si benzinë dhe në të njëjtën kohë e eksportuar nga jashtë. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se plot 17 mijë tonë naftë “Virgin” janë deklaruar si të eksportuara jashtë vendit, ndërkohë që ky produkt shitej në tregun vendas në kundërshtim me ligjin. Sipas prokurorisë, të pandehurit përmes falsifikimit të dokumenteve e deklaronin naftës “Virgin” si të eksportuar me anije drejt Libisë në një kohë që këto anije largoheshin pa ngarkesë nga porti i Vlorës.

Skandali i kontrabandës së naftës “Virgin”, u denoncua nga ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti, sipas të cilit, përgjatë viteve 2007-2009 në kundërshtim me ligjin nafta “Virgin” ishte shitur në tregun vendas edhe pse ishte produkt i destinuar për eksport.

12 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.