Postuar me: 9:48 26-10-2016

Tiranë, kërcënim me lëndë eksplozive përpara një lokali

tirane-shperthim-280x200_1477470498-2695003Mëngjesin e ditës së sotme një bidon plastik me fitil është gjetur në oborrin e një lokali në Tiranë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes ka vajtur policia nga komisariatit 3, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar nëse bidoni është i mbushur me lëndë eksplozive. Nga kqyrja e jashtme qe ben forcat xheniere, fitili ishte i padjegur dhe dyshohet se eshte perdorur vetem per kercenim. Sipas informacioneve paraprake lenda ishte molotov. Ngjarja ka ndodhur ne lokalin e quajtur “My House”, ne afersi te Fakultetit te Shkencave Sociale, Tiranë.

Ne cilesine e proves meateriale u sekuestrua nje bidon 0.5 l dhe nje fitil zjarri percjelles me gjatesi 10 cm.

Po ashtu, hetuesit do të marrin kontakte me pronarin e lokalit, i cili do të pyetet nëse ka konflikt me ndonjë person konkret. Mesohet nga policia rreth nje konflikti personal te pronarit te lokalit me inciale M.D, i cili ka lidhje me pronesine e lokalit dhe nje borxh prej 300000 eurosh. Sakaq specialistet e policise kane sekuaestruar dhe kater kamerat e sigurise se lokalit ne fjale, por per shkak te cilesise se dobet te tyre nuk mund te arrihet identifikimi i personave te dyshuar per ngjarjen.

Ndërkohë po hetohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët për këtë ngjarje. / Lajm-shqip/

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.