Postuar me: 21:28 22-10-2016

Tiranë, konflikt në familje; vritet një grua, plagoset një tjetër(Burimi: Noa.al, www.noa.al)

konfliktiNjë konflikt i rëndë në familje është verifikuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Çoçaj të Ndroqit, ku për pasojë një grua ka mbetur e vrarë dhe një tjetër e plagosur.

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur pas nje konflikt ka ndodhur në Tiranë.

Një krim brenda familjes ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy gra.

Policia ka vënë në pranga Kasëm Lilën, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se ky person pas një konflikti me të vëllain, ka qëlluar me çifte bashkëshorten dhe kunatën e vet, ku kjo e fundit ka ndërhyrë për të ndarë çiftin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosura Afize Lila 47 vjeç, bashkëshortja e Kasemit dhe kunata Zyra Lila 40 vjeç.

E shoqja e tij ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kunata ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave

Pas mbërritjes në vendngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Pas ngjarjes ai ka tentuar të vetëvritet, por ndërhyrja e mënjëhershme e policisë ka shmangur një veprim të tillë.

Mësohet se autori i ngjarjes Kasem Lila, para shume vitesh është operuar nga tumori në kokë. Kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja depresioni, duke tentuar të vrasë dhe veten.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burimi: Noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.