Postuar me: 10:28 05-06-2012

Tiranë, shiu përmbyt rrugët. Bashkia: Po punohet për normalizimin e situatës

Shperndaje
Etiketat

TIRANË – Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë përmbytur disa rrugë në kryeqytet. Si pasojë e reshjeve të dendura është rënduar trafiku, ndërsa përveç periferisë së kryeqytetit, përmbytje ka pasur edhe në qendër të Tiranës.

Situata më problematike nga reshjet paraqitet kryesisht në rrugën “Don Bosko”, në “Kombinat”, (pranë Fabrikës së Birrës), tek rruga “Hoxha Tahsin”, në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit.

Bashkia e Tiranës bëri të ditur se po punohet intensivisht për normalizimin e situatës në kryeqytet.

“Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme dhe ka mobilizuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 2 të Ujësjellës – Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet. Po kështu, po bashkëpunohet me Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më problematike. Gjithashtu, në rrugët e Tiranës janë vendosur rreth 150 policë bashkiake dhe 20 mjete, ndërkohë që Policia e Rendit ka përforcuar shërbimet e saj në zonat problematike, ka shtuar patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, pasi reshjet e shumta kanë bërë të mundur që një numër semaforësh të jenë jashtë funksionit. Njëkohësisht është devijuar qarkullimi i mjeteve, në rrugën “Don Bosko”.”- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.