Postuar me: 7:04 07-06-2012

Topi firmos ndryshime në Prokurori

Shperndaje
Etiketat

Kreu i shtetit dekreton emërimin prokuror të nëntë oficerëve, lista “u vonua” tri javë nga Ina Rama.

Shefja e kabinetit të Ina Ramës emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dje listën e ndryshimeve në Prokurori duke ngritur në detyrë një numër oficerësh, si dhe duke emëruar në Prokurorinë e Tiranës shefen e kabinetit të prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Sipas dekretit të bërë publik dje në faqen e Presidencës, kreu i shtetit ka firmosur listën e emërimeve të propozuara nga Ina Rama. Lista në fjalë mbërriti në Presidencë të premten më 1 maj, pasi u mbajt për plot tri javë në Prokurorinë e Përgjithshme. Nga mbledhja e Këshillit të Prokurorisë ku u votuan kandidaturat, deri në momentin e dërgimit të listës në fjalë në Presidencë ky numër emërimesh ka qenë kryefjala e diskutimeve në Prokurori për shkak të numrit të madh të kandidatëve. Rëndësi të veçantë mori kjo listë emërimesh edhe për shkak se u konsiderua si dekreti i fundit i Presidentit të deritanishëm, Bamir Topi, për ndryshime në Prokurori, duke qenë se mandati i tij po mbaron. Me anë të dekretit të firmosur ditën e djeshme, kreu i shtetit ka emëruar në Prokurorinë e Tiranës oficerin e Policisë Gjyqësore Erion Imeraj, i cili deri tani ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme si OPGJ. Ai mësohet se është djali i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Besnik Imeraj. Emërimi i dytë në listë i propozuar nga Ina Rama dhe i firmosur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, është Miranda Bushi, shefja e deritanishme e kabinetit të prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Më pas, lista e dekretuar nga Presidenti i Republikës vijon me oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Aurel Zarka emërohet prokuror në rrethin e Vlorës, ndërsa Erion Shehaj emërohet prokuror në Lezhë. Oficerja e Policisë Gjyqësore në Durrës, Edina Kurti, është emëruar prokurore në Kavajë, ndërkohë që Simon Pashuku, nga oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Pukës, është emëruar prokuror në Kukës. Leonard Filopati nga oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë është emëruar prokuror në Mat, ndërkohë që Lorenc Mërkuri, nga Policia Gjyqësore e Gjirokastrës është emëruar po në atë qytet si prokuror. Pali Deçolli, OPGJ në Durrës, është emëruar prokuror në Gjirokastër, ndërsa oficeri i Policisë Gjyqësore në Njësinë Task Force Antikorrupsion në Tiranë, Elion Mustafaj është emëruar prokuror në qytetin e Korçës.

Emërimet
1. Erion IMERAJ
, OPGJ në Prokurorinë e Përgjithshme, emërohet prokuror në Tiranë.
2. Miranda BUSHI, drejtor kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, emërohet prokurore në Tiranë.
3. Erion SHEHAJ, OPGJ në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, emërohet në Lezhë.
4. Aurel ZARKA, OPGJ i Krimeve të Rënda, emërohet në Vlorë.
5. Edina KURTI, OPGJ në Durrës, emërohet në Kavajë.
6. Simon PASHUKU, OPGJ në Shkodër, emërohet në Kukës.
7. Leonard FILOPATI, OPGJ në Tiranë, emërohet në Mat.
8. Lorenc MERKURI, OPGJ në Gjirokastër, emërohet në Gjirokastër.
9. Pali DEÇOLLI, OPGJ në Durrës, emërohet në Gjirokastër.
10. Elion MUSTAFAJ, OPGJ në Tiranë, emërohet në Korçë.

 

Burimi:Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.