Postuar me: 14:13 14-06-2012

Topi homazhe në nder të Pano Taçit

Shperndaje
Etiketat

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, bëri sot homazhe në nderim të një prej figurave më të spikatur të poetikës shqiptare, ish-të përndjekurit politik, Pano Taçi, në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Presidenti Topi i shprehu ngushëllimet të afërmve të poetit dhe la një shënimi ngushëllues në “Librin e Zisë”.

“Sot i japim lamtumirën e fundit një personaliteti të botës së letrave, të ndjerit Pano Taçi, i cili konsiderohet një nga emrat më të spikatur të lirikës, por në të njëjtën kohë, një njeri me shpirt të lirë, me shpirt rebel për të kundërshtuar atë konformizëm, do të thosha të egër, që vinte nga diktatura. Besoj se është i papërsëritshëm në përballjen e tij me diktaturën komuniste dhe ai do të mbetet pa dyshim në kujtesën e kombit jo vetëm si një njeri me talent në poezi, por në radhë të parë një njeri me karakter të fortë. Besoj se me ikjen e tij, shoqëria shqiptare ka humbur vërtet një vlerë të çmuar, por nga ana tjetër jam i bindur se ai do të mbetet një pikë e fortë referimi për brezat, për ata që merren me art, që merren me kulturë për të treguar që vërtet talenti vlen shumë, por ai duhet të ngrihet mbi një bazament dhe ky bazament është karakteri i fortë”, u shpreh Topi.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.