Postuar me: 8:37 12-06-2012

Topi përshëndet 13-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka pershendetur sot nëpërmjet një mesazhi publik 13-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimin e Kosovës.

Sipas Topit me Marrëveshjen e Kumanovës dhe vendosmërinë e shteteve perëndimore, aleate aktive në operacionet e NATO-s, shqiptarët e Kosovës fituan të drejtën për të jetuar në liri, në barazi, në një shoqëri të re demokratike dhe evropiane.

“Sot Kosova shënon një shembull krenarie suksesi dhe shqiptarët kudo në rajon janë e mbeten një faktor solid për paqen, stabilitetin dhe demokracinë. Gjatë këtyre viteve, me përpjekje të mëdha dhe përkushtim qytetar, banorët e Kosovës ia dolën të krijojnë shtetin demokratik më të ri në Evropë, ku jetojnë në liri dhe harmoni komunitete të ndryshme etnike e fetare, ku respektohen e garantohen të drejtat e njeriut dhe ku vepron rendi kushtetues evropian” – theksohet në mesazh.

Pas nje regjimi te eger te Millosheviçit dhe mbështetësve të tij me dhune e krime të pashembullta kundër qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve dhe grave, fshatrave dhe qyteteve, 12 qershori i vitit 1999 shënoi fundin e vuajtjes dhe nisjen e një epoke të re për Kosovën dhe gjithë rajonin.

“Në këtë ditë në emër të shtetit shqiptar u shpreh mirënjohjen e thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian që u angazhuan në operacionet paqësore në Kosovë. Populli shqiptar do t’u jetë përjetë mirënjohës për kontributin e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës”- thuhet ne mesazh.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.