Postuar me: 8:25 28-05-2012

Topi, vizitë dyditore në Kuvajt

Presidenti, Bamir Topi në fund të mandatit të tij do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kuvajt. Vizita e tij zhvillohet me ftesë të Emirit të Kuvajtit, Sheikut Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet me ceremoni zyrtare nga autoritete të larta të monarkisë kushtetuese të këtij shteti.

Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Topi do të diskutojë për çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet, për forcimin e marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë e shtimit të investimeve të Kuvajtit në Shqipëri. /F.S/

Burimi:Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.