Postuar me: 10:56 11-06-2012

Tregtarët: Ja 18 barrierat, nga korrupsioni te krimi

Shperndaje
Etiketat

Indeksi i lehtësimit të kushteve për tregti në vendin tonë e rendit atë të 49-in mes 132 ven-deve të botës. Forumi Ekonomik Botë-ror ka publikuar së fundmi raportin “Mundësimi global i tregtisë 2012: ulja e barrierave në zinxhirin e furnizimit”. Renditja e Shqipërisë në këtë nivel vjen pas intervistave të zhvilluara me importues dhe eksportues që zhvillojnë aktivitet në/apo me vendin tonë. Përkundër renditjes në vendin e 49-të dhe rritjes me 10 vende që nga viti 2010 kur është zhvilluar për herë të fundit kjo anketë, intervistat kanë nxjerrë në pah problemet që hasin sot dy kahet e tregtisë, eksportuesit dhe importuesit. Por, cilat janë disa nga problemet që ata ndeshin.

Eksportuesit
Për eksportuesit problemi më i madh është identifikimi i tregjeve dhe blerësve potencialë. Sot, në kushte kur kërkesa e huaj ka rënë për shkak të krizës, gjetja e tregjeve të reja mbetet një sfidë më vete. Faktori i dytë problematik sipas tyre është aksesi në financimet e orientuara për tregtinë me 18.6 për qind të përgjigjeve të eksportuesve të intervistuar. Teknologjia e papërshtatshme prodhuese, si dhe mungesa e aftësive cilësohet si problematika e tretë më e madhe për prodhuesit që duan të çajnë në tregjet e huaja, ndërsa edhe pjesa e standardeve që kërkohen jashtë shihet si pengesë. Ashtu sikurse është vlerësuar edhe në raporte të tjera, korrupsioni në kufij shihet si një pjesë që ende vazhdon të ketë impakt negativ. Rreth 5.7 për qind e eksportuesve përgjigjen se kanë probleme me administratën doganore të vendeve të ndryshme ku duan të eksportojnë. Aksesi në importimin e lëndëve të para është një tjetër problematikë që haset tek eksportuesit e mëdhenj, maje ata ngrenë si pengesë edhe çmimet jokonkurruese me të cilat importohen këto lëndë. Në këtë pjesë eksportuese u shtohen edhe kostot e transportit, si dhe vonesat që mund të ndodhin gjatë këtij procesi që gjithashtu shihen si problem.

Importuesit
Importuesit rendisin tetë problematika kyçe që i shohin si pengesë gjatë punës së tyre. E para renditet vështirësia e procedurave të importit me 25.5 për qind të përgjigjeve të importuesve të përfshirë në anketë. Faktori i dytë, që shihet si pengesë, janë barrierat tarifore dhe jo tarifore që aplikohen nga shteti, kurse në vend të tretë, me 14.3 për qind, vlerësohet të jetë korrupsioni në kufij. Ngërçit të vonesave apo kostos së transportit nuk i shpëtojnë gjithashtu kategoria e bizneseve që operojnë me importe. Për këto të fundit, kostoja e lartë e transportit dhe vonesat brenda vendit zënë pjesën më të madhe të problematikës, e pranuar kjo në 11.7 për qind të përgjigjeve krahasuar me 7.7 për qind të atyre që vlerësojnë kostot e ngjashme jashtë vendit. Ndryshe nga sa vlerësonin eksportuesit, tek importuesit gjejmë edhe një problematikë të re, që është krimi dhe vjedhja me 5.1 për qind të përgjigjeve të dhëna në intervistat e raportit të Forumit Ekonomik Botëror.

Indeksi për lehtësinë e tregtisë
1.     Singapori
2.     Hong Kongu
3.     Danimarka
47.     Hungaria
48.     Polonia
49.     Shqipëria
50     Italia
51.     Ruanda
130.     Venezuela
131.     Burundi
132.     Çadi

Faktorët më problematikë për tregtinë
Eksportuesit 

.    Identifikimi i tregjeve dhe blerësve potencialë problem për 23.1 % të tregtarëve
.    Aksesi në financimin e tregtisë problem për  18.6 % të tregtarëve
.    Aksesi në importimin e lëndëve të para dhe çmimeve konkurruese problem për 13.9 % të tregtarëve
.    Teknologjie e papërshtatshme prodhuese dhe aftësitë problem për  9.8 % të tregtarëve
.    Vështirësitë për të arritur cilësinë/sasinë e kërkuar nga blerësit problem për 9.6 % të tregtarëve
.    Kërkesat teknike dhe standardet e jashtme problem për 7.8 % tregtarëve
.    Vështirësitë në procedura dhe korrupsioni në kufijtë e huaj problem për  5.7 % të tregtarëve
.    Ligjet për kërkesat e origjinës së mallrave problem për 5.5 % tregtarëve
.    Kostot e larta apo vonesat në transportin e brendshëm problem për  4.3 % të tregtarëve
.    Kostoja e lartë apo vonesat në transportin ndërkombëtar problem për 1.8 % të tregtarëve

Importuesit 
.    Vështirësitë në procedurat e importit problem për 21.5 % të tregtarëve
.    Barrierat tarifore dhe jo tarifore problem për  21.5 % të tregtarëve
.    Korrupsioni në kufij problem për 14.3 % të tregtarëve
.    Kërkesat e brendshme teknike dhe të standardit problem për 12.1 % të tregtarëve
.    Kostot e larta apo vonesat në transportin e brendshëm problem për  11.7 % të tregtarëve
.    Kostoja e lartë apo vonesat në transportin ndërkombëtar problem për  7.7 % të tregtarëve
.    Infrastruktura e papërshtatshme e ndërlidhjes problem për 6.3 % të tregtarëve
.    Krimi dhe vjedhjet problem për 5.1 % të tregtarëve

05.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama, Nertila Maho

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.