Postuar me: 14:33 30-06-2015

Tri kërkesat e Gjermanisë për Kosovën (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip kërkesatVazhdimi i dialogut, kompromiset e nevojshme dhe themelimi i Gjykatës Speciale janë tri kërkesat që kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka paraqitur sot Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në takimin e zhvilluar në Berlin. Në konferencën e përbashkët për media me Mustafën, Merkel theksoi se marrëveshjet kërkojnë kompromis të dyanshëm mes palës kosovare dhe asaj serbe.

“Natyrisht, ne kemi një ineres shumë të madh që të bëhet marrëveshje e drejtë dhe kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, natyrisht edhe Serbia. Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime në dialog, kanë përparime edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel. Kancelarja ka ripërsëritur qëndrimin e Berlinit se nuk ekziston asnjë shans që shtetasve të Kosovës t’u miratohet kërkesa për azil.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën në Kosovë si dhe për raportet me BE-në. “Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE-në, çështjet zhvillimore, integrimin evropian dhe përmbushjen e kritereve tona për nevojën e luftimit të krimit dhe korrupsionit – si një nga kriteret që ne duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Mustafa.

Kryeministrit i Kosovës u prit sot në Berlin me nderimet më të larta shtetërore. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar gjerman dhe atij shtetëror të Kosovës, Isa Mustafa dhe mikpritësja e tij, Angel Merkel parakaluan para Gardës së Nderit të Gjermanisë para Bundestagut.

 

30.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.