Postuar me: 9:20 14-06-2012

Tropoje, reduktohet demtimi i pyjeve

Shperndaje
Etiketat

Mbrojtja e pasurise pyjore nuk eshte vetem pergjegjesi e specialisteve te ndermarrjes se shfrytezimit pyjor, por e te gjithe komunitetit, edhe pse thuajse e gjithe siperfaqja pyjore e rrethit eshte ne inventarin e pyjeve shteterore. Drejtori i drejtorise se sherbimit pyjor, Rifat Dushaj, thote se ka rene ndjeshem demtimi i masiveve pyjore.

Ne realitet ne rrethin e Tropojes eshte ndalur demtimi i metejshem i pasurise pyjore, nje fenomen i zakonshem deri pak vite me pare. Po ashtu edhe zjarret keto 2-3 vitet e fundit jane minimizuar,fale punes sone dhe bashkepunimit me strukturat vendore,thekson ai per “Shekullin”.

Ne Tropoje, masivet pyjore zene 41 per qind te siperfaqes se rrethit. Keshtu, siperfaqja e pyjeve arrin ne 43 mije ha, nga te cilat 40 mije ha pyje shteterore me volum 6.19 milione meter kub, lende drusore dhe 3 mije ha pyje komunale me 110 mije meter kub, lende drusore.

Masivet pyjore jane te perqendruara me shume ne zonen e Valbones, ne Nikaj Mertur, Berishe, etj.

Funksionet e fondit pyjor jane dyfishe: se pari, pyje prodhuese qe zene nje siperfaqe prej 25000 ha ose 58 per qind te siperfaqes se fondit pyjor dhe pyje mbrojtese, me siperfaqe prej 18000 ha ose 42 per qind te fondit pyjor.

Ende ka ekonomi pyjore qe nuk jane vene ne shfrytezim, gje qe kerkon nje kontroll te perhershem per te parandaluar demtimin e tyre. Te tilla jane ekonomia pyjore Lumi i Gashit, me siperfaqe 3000 ha dhe volum te lendes drusore prej 950 mije m3 dhe ekonomia Curraj i Eperm, me siperfaqe prej 3300 ha, me volum te lendes drusore prej 850 mije m3.

Masivet pyjore dhe sasia e madhe e lendes drusore e bejne te domosdoshem mbrojtjen e kesaj pasurie nga keqperdorimi, qe deri pak vite me pare ishte nje fenomen i zakonshem. Parandalimi i prerjeve pa kriter po sjell, jo vetem shtimin e siperfaqes pyjore, por edhe te lendes drusore.

13/06/2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.