Postuar me: 14:51 17-06-2015

Tunxh Vatnikaj tregon “puçin” që i bëri kushëriri Sali Berisha (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip Tunxh VatnikajIsh-drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka rrëfyer shkarkimin e tij pas skandalit të “Plazhit të Gjeneralit”.

Ai thotë se pas gjithë kësaj çështje qendron Sali Berisha, të cilin e ka dhe kushëri të largët.

Me ish-kryeministrin Sali Berisha kam patur njohje të vjetra, jo vetëm kaq, por edhe siç është shprehur edhe vetë në biseda me të njohur të tij në lidhje me origjinën, rezulton se në breza më parë kanë pasur mbiemrin që kam unë sot, dhe për këtë arsye mendoja se raportet do të ishin korrekte, ashtu siç edhe nisën në fillim, por më pas u ftohën deri në shkëputjen përfundimtare, e cila për fat të keq nuk pati asnjë dozë burrërie.

Para se të më largonte, më dërgoi fjalë se do të më lëvizë, pasi po të sulmon Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me qëllim që të goditej kryeministri Berisha.

Ky justifikim m’u duk i pavend dhe nuk e kam besuar kurrë”, thotë ai për Shqiptarja.com.

Vatnikaj shprehet se Berisha vazhdon ta përndjekë akoma.

Ai thotë se me anë të Bujar Nishanit, Berisha kontrollon KLD-në dhe nuk e lejon atë që të rikthehet në pozicionin e gjyqtarit.

 

17.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.