Postuar me: 12:13 13-06-2012

Turistët kinezë, lehtësira për të hyrë në Shqipëri

Shperndaje
Etiketat

Memorandumi 

Turistët kinezë do të hyjnë më lehtësisht në Shqipëri. Kjo vjen si pasojë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës. Ky memorandum ka si qëllim të nxisë organizimin e biznesit të udhëtimeve jashtë vendit të shtetasve kinezë në Shqipëri, kryesisht të atyre që janë të organizuar në grupe turistike. Ministri i TKRS-së, Z. Aldo Bumçi tha ndër të tjera se do të lehtësohen procedurat e dhënies së vizave dhe të udhëtimit të grupeve turistike kineze për në Shqipëri. Ministri falënderoi  Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës e cila për të promovuar  turizmin shqiptar, ka marrë përsipër dhe përkthimin e  materialeve promovuese turistike. Z.Bumçi paralajmëroi edhe organizimin në Kinë të javës kulturore shqiptare ku do të prezantohet edhe një ekspozitë turistike nga Shqipëria. Ndërsa ambasadori i RP të Kinës, z. Ye Hao, vlerësoi potencialet turistike të Shqipërisë, miqësinë, mundësinë e zhvillimit të SME-ve në Shqipëri, bashkëpunimin kulturor etj. Ai tha se Kina është një ndër vendet e para në botë, me rreth 70 milionë turistë që dalin jashtë vendit.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.