Postuar me: 7:51 18-06-2012

Turqi, bie zjarr në burg, 13 viktima

Shperndaje
Etiketat

Trembëdhjetë të burgosur kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një burg në Turqinë juglindore,ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur rëndë si rezultat i flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pas një rrëmuje të krijuar nga vetë të burgosurit në objektin e provincës Saluirfa, të cilët mendohet se i kanë vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste.

Zjarrfikësit  kanë mundur të shuajnë flakët vetëm pas rreth 90 minutash, për shkak të përhapjes së shpejtë që kishin marrë në objektin e vuajtjes së dënimit.

Një nga të burgosurit në këtë ambient është edhe Ibrahim Ajhan, nga Partia Kurde për Paqe dhe Demokraci, por ai nuk ka pësuar lëndime nga incidenti.

17 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.