Postuar me: 18:44 08-07-2015

TV Klan e shpall Edi Ramën lider të Ballkanit dhe kërkon konfirmim nga Merkel (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip liderTelevizioni Klan ka arritur kulmin e servilizmit ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në konferencën për mediat, gazetarja e TV Klan, E pyeti kancelaren Merkel nëse ajo kishte një lider të preferuar të Ballkanit dhe se cili mendonte ajo, mes dy të preferuarve të saj Edi Rama apo Aleksandër Vuçiç ishte lider i rajonit?

Merkel u habit mjaft nga pyetja duke i kthyer gazetares një shikim që nënkuptonte “çfarë po thua”, ndërsa kryeministri Rama shpërtheu në të qeshura nga kjo “përkëdhelje”.

Pas këtij momenti, që ishte i fundit në konferencën për shtyp, pyetja sigurisht nuk mori përgjigje nga Merkel, por televizioni Klan u kthye sërish në lajm me lëpirjen e tij të palimit ndaj kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë,  Eljamonda Zotka, pasi pa reagimin në disa portale online ka reaguar duke thënë se kjo ishte një pyetje “për qejf të saj” dhe ka kujtuar edhe “të falat  Sandrit” që dikur i çonte Rama “përmes saj”. Por tani kohët kanë ndryshuar.

 “hahahahahahaha shume i bukur ky shkrimi….pa dashur te jap sqarime thjeshte po tentoje te “qetesoje” shpirtrat e trazuar nga pytja ime “servile dhe e porositur”….mendoni si jua ka qejfi…thjeshte desha te shtoja qe une qe kam marre 3 vjete rresht te fala çdo ditë për Sandrin nuk i vihem në shërbim asnjë njeriu duke i bërë pytje servile…e bera per qejfin tim dhe u kenaqa”, ishte ky reagimi i gazetares Zotka, për shkrimin e bere fillimisht nga lapsi.al.

 

08.07.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.