Postuar me: 10:59 12-06-2012

Ukraina ëndërron me Shevën, Ibra nuk mjafton

Shperndaje
Etiketat

Kiev

Zlatan shënon një gol, por Suedia i dorëzohet “carit” ukrainas, që realizoi një dopietë

Ukraina merr një fitore të madhe në ndeshjen debutuese në Europianin 2012, të cilin e luan në shtëpi. Përballë Suedisë është luajtur një ndeshje me shumë emocione, e cila ka parë dy udhëheqës të mëdhenj. Nga njëra anë Shevçenko për ukrainasit dhe nga ana tjetër Ibrahimoviç për suedezët, por fati i ka buzëqeshur “carit” të Ukrainës. Në përfundimin e 45 minutave të para, në Kiev, të zotët e shtëpisë janë ndalur te një barazim 0-0 kundër Suedisë në garën debutuese për ta në Euro 2012. Një paraqitje më e mirë për njerëzit e Bllohin, shumë pranë avantazhit në më shumë raste. Shevçenko dhe Voronin ishin të papërmbajtshëm. I pari është bllokuar mirë nga mbrojtja suedeze, i dyti ka impenjuar portierin sakson me një gjuajtje të bukur rreth minutës së 30. Nga ana tjetër, është dukur shumë i vetmuar Ibrahimoviç: një shtyllë për sulmuesin e Milanit në minutën e 40, goditje me kokë që prek lehtë shtyllën pingule dhe përfundon jashtë. Megjithatë skuadra e Hamren ka sulmuar me më shumë forca, por me pak intensitet. Pjesa e dytë ka qenë shumë më emocionuese. Ishte Ibrahimoviç ai që hap valsin e golave të gjigantëve. Në minutën e 52 vjen një mrekulli e sulmuesit të Milanit, i cili nën një mbulim të rreptë arrin të gjejë devijimin triumfal në krosin e Kallstrom. Për Ibrahimoviç ishte goli i parë në këtë Europian, por, mbi të gjitha, i 32-i personal me bluzën e Suedisë. Avantazhi i suedezëve zgjat vetëm 3 minuta, pasi përgjigjja vjen nga një tjetër gjigant që ka shkruar historinë me Milanin, Andrei Shevçenko. Reagim krenarie i të zotëve të shtëpisë me lojtarin e tyre më të famshëm, i aftë të mposhtë Isakson me një goditje dënimi. Por Sheva nuk ndalet, në minutën e 61 shënon edhe golin e 2-1: i papërmbajtshëm numri 7 është më i shpejtë se të gjithë në shtyllën e parë dhe gjithnjë me kokë e depozitoi topin në rrjetë. Me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave dhe rastet që nuk kanë munguar, rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund dhe dopjeta e Shevçenkos u ka dhënë mundësinë vendasve të fitojnë 2-1 ndaj Suedisë dhe të marrin vendin e parë në grupin D me 3 pikë.

 

Triumfi

Në Kiev ndeshja ndizet në pjesën e dytë pas 45 minutave të para pa gola. Të zotët e shtëpisë fitojnë 2-1 falë një dopiete fantastike të ish-milanistit

 

Ukrainë-Suedi   2-1

UKRAINA (4-3-1-2)

Andriy Pyatov; Oleg Gusev, Yevhen Khacheridi, Taras Mikhalik, Yevhen Selin; Andriy Yarmolenko, Anatoli Timoshuk    , Yevheniy Konoplyanka (Marko Deviç 90’); Sergei Nazarenko; Andri Shevçenko (Artem Milevsky 81’), Andrey Voronin (Ruslan Rotan 84’)

Tr: Oleg Blokhin         

 

SUEDIA (4-2-3-1)

Andreas Isakson; Mikael Lustig, Olof Melberg, Andreas Granqvist, Martin Olson; Rasmus Elm, Kim Kallstrom; Sebastian Larson (Kristian Vilhelmson 68?), Zlatan Ibrahimoviç, Ola Toivonen (Anders Svenson 62?); Markus Rosenberg (Xhohan Elmander 71?)

Tr: Erik Hamrén

 

Gjyqtar: Cyneit Cakir (Turqi)

Shënues: Shevçenko 55’, 61’ / Ibrahimoviç 52’

Kartona të verdhë: Kallstrom 11’, Elm 83’

 

12.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.