Postuar me: 7:21 14-06-2012

Vajzat e Demi Moore të shqetësuara për të ëmën

Shperndaje
Etiketat

Sipas tyre, aktorja po rikthehet në “veset” e dikurshme. Ka humbur  sërish peshë dhe sillet çuditshëm

Vajzat e aktores Demi Moore, druajnë se ajo mund të pësojë një ezaurim tjetër dhe po kthehet në veset e vjetra. Sipas “RadarOnline”, tre vajzat e Moore janë shprehur se aktorja është dobësuar shumë kohët e fundit dhe sillet në mënyrë të çuditshme.

“Rumer, Scout e Tallulah kohët e fundit nuk po jetojnë me të ëmën. Ato janë shumë të shqetësuara se si ajo po sillet këto kohë dhe janë të inatosura me të. Demi ka bërë disa veprime që të bëjnë të mendosh se ka rinisur të pijë alkool dhe ato nuk janë aspak të lumtura”, ka thënë një burim pranë familjes.

Pak ditë më parë aktorja ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të së bijës, Tallulah dhe dukej qartë se atmosfera ishte “e tendosur”. “Demi dhe vajzat nuk kanë më një lidhje të ngushtë si më parë dhe marrëdhënia e tyre është më e ftohtë”, ka vijuar i njëjti burim.

13 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.