Postuar me: 8:17 13-06-2012

Vasili: Shqiptarët dhurues vullnetarë të gjakut

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Ministri Shëndetësisë, Petrit Vasili hapi sot aktivitet me rastin e ditës botërore të dhurimit të gjakut, e cila shënohet nesër nën moton “Çdo dhurues gjaku është HERO!”

Minisitri i Shëndetësisë tha se tashmë kemi një përmbysje të raporteve të dhurimit të gjakut në krahasim me disa vite më parë në Shqipëri.

“Pjesa më e madhe e gjakut sigurohet nga vullnetarët. Më parë ka qenë pjesa më e madhe nga dhurues me pagesë.”- tha ministri Vasili.

Në këtë mënyrë, vazhdoi Vasili e kemi kthyer Shqipërinë në një histori suksesi, sepse ky ndryshim rrënjësor raportesh ka qenë spektakolar, sipas tij, kjo ka ardhur edhe si pasojë e  edukimit.

“Nga 130 dhurues vullnetarë të rregullt janë 270 këtë vit. Janë 6000 dhurime gjaku. Nga 5 dhurime që kemi patur për 1000 banorë në 2006, sot kemi 8.7, një rritje thuajse në 60%”, theksoi ministri, duke shtuar se pavarësisht kësaj ritmi i dhurimeve duhet të rritet.

Në 14 Qershor 2012, në vendet e mbarë botës do të festohet sërish Dita Botërore e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Kjo ditë do të mundësojë një sensibilizim më të gjerë të nevojës për gjak të sigurt dhe do të theksojë rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut si një akt humanitar.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.