Postuar me: 12:39 26-10-2016

Vendimi i Apelit për “Drenica 1 e 2” mbledh në seancë Kuvendin ne Kosovë (Burimi: Gazeta Express, www.gazetaexpress.com)

kuvnedi-kosoveVendimi i Apelit për ta vërtetuar dënimin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në dy rastet “Drenica’” pritet t`i mbledhë në një debat të jashtëzakonshëm deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë mbledhur nënshkrime për të kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për debat në Kuvend në Kosovë dhe për të diskutuar dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ata, këtë kërkesë e kanë dërguar në kryesi të Kuvendit, ndërsa kryeparlamentari Veseli ka thirrur mbledhjen e Kryesisë për në orën 14:00 të ditës së sotme.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

“Është një kërkesë nga ana e deputetëve. Sot gjatë ditës në ora 14:00 do të mblidhet kryesia dhe ajo do të vendos lidhur me atë se a do të mbahet seanca apo jo”, ka thënë Pajaziti.

Në rast se kryesia pajtohet, sipas kërkesës seanca mund të mbahet po të mërkurën, rreth orës 15:00 – menjëherë pas mbledhjes së kryesisë.

Edhe zyra për media e Kuvendit e ka konfirmuar zyrtarisht që kryesia do të mblidhet sot në orën 14:00.

Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtzaknshme, me këtë rend dite:

“Debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.”

Iniciativa e deputetëve të PDK-së, bëhet e ditur se ka marrë mbështetje edhe nga shumica e deputetëve të partive tjera, përfshirë edhe ata të opozitës, raporton Gazeta Express.

Ndryshe, Gjykata e Apelit, në fillimin e kësaj jave, ka vërtetuar dënimet e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në dy rastet e ndara “Drenica 1 dhe 2”, ku janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte në Kosovë.

Apeli në vendimin e saj i ka zbritur vetëm një vit dënimin Sylejman Selimit. Të dënuar tjerë në rastin “Drenica” janë edhe kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish-kryetari i Drenasit dhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku. Këta dy të fundit, dhanë dorëheqje, menjëherë pas publikimit të vendimit nga postet e tyre publike, të ardhur me votë.

Burimi: Gazeta Express

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.