Postuar me: 10:21 12-06-2012

Venizelos dështon në përpjekjet për formimin e qeverisë

Shperndaje
Etiketat

Edhe Evangelos Venizelos, i mandatuari i tretë nga presidenti grek, ka dështuar në përpjekjet për formimin e qeverisë së këtij vendi. Pasdite Lideri i partisë socialiste të PASOK, është takuar me liderin e SYRIZA, Aleksis Tsipras, në përpjekje për të arritur një marrëveshje koalicioni. Një nga deputetët e SYRIZA është shprehur se pjesëmarrja në qeveri për ata është si ëndrra e një nate vere. Dhe menjëherë pas takimit ka qenë lideri i Syrizas që ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në një qeveri koalicioni me Venizelos. Arsyen e këtij refuzimi ai e ka shpjeguar me faktin se nuk është dakord me një qeveri që është e gatshme të zbatojë masa të ashpra në qershor sipas paketës së miratuar nga Trojka.

Deklarata
Po kështu edhe lideri i PASOK Venizelos tha pas takimit se: “Tsipra refuzoi ofertën tonë, e cila u mbështet nga Samaras dhe Kuvelis”, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e SYRIZA-s, ishte kusht për qeverinë. “Populli kërkoi qeveri bashkëpunimi, SYRIZA refuzoi”, tha Venizelos pas takimit. Lideri i Pasok-ut, Venizelos është takuar paradite me kryetarin e Demokracisë së re, Samaras me të cilin gjithashtu nuk ka arritur një akord për koalicion qeverisës. Të shtunën lideri i socialistëve, partisë që u rendit e treta në zgjedhjet e së dielës së kaluar do të dorëzojë mandatin tek Presidenti i Republikës.

Sot takimi
Lëvizja e radhës në arenën politike greke është tryeza e partive që pritet të mblidhet sot nga kreu i shtetit Papulias një tjetër përpjekje për një qeveri të re, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Tirana Observer

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.