Postuar me: 9:16 11-06-2012

“Vetëvendosja”, fushatë antiflamurit të Kosovës në Kaçanik

Shperndaje
Etiketat

Hoqën flamujt e Kosovës në Kaçanik, arrestohen veprimtarët

Të premten, me afrimin e ditës së çlirimit të Kaçanikut, që përkujtohet më 11 qershor, komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhekaltër të shtetit zyrtar të Hashim Thaçit. Aktivistë të “Vetëvendosjes” në Kaçanik, së bashku me disa qytetarë, dolën në aksion për të hequr flamujt joshqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi, thuhet në një komunikatë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas këtij njoftimi, “gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm Basri Kodrën, kryetar i qendrës së “Vetëvendosjes” në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati”.

 

 

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.