Postuar me: 7:17 16-06-2012

Vidhet banesa e truprojes së Ina Ramës, merret pistoleta e shërbimit

Shperndaje
Etiketat

TIRANE-Grabitësit e banesave nuk kursejnë as truprojen e Prokurores së Përgjithshme. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se, rreth orës 15:30 të së enjtes, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Marije Ramajt, punonjëse e Gardës së Republikës në sigurimin fizik të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe kanë arritur të vjedhin një kompjuter lap-top, si dhe armën personale të shërbimit, pistoletë tip “Bereta”. Ka qenë vetë Ramaj, e cila sapo ka parë se në banesë i mungonte arma e shërbimit, ka njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat brenda pak minutash kanë mbërritur në banesën e 38-vjeçares, banesë e cila ndodhet në rrugën “Bexhet Nelku” në kryeqytet. Nga ana e tyre, efektivët e Komisariatit 4, kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje, e cila bëhet akoma më e rëndë për shkak të pistoletës së grabitur. Mësohet se në pyetje janë marrë banorët e zonës, dëshmitë e të cilëve mendohet se mund të hedhin dritë mbi autorët e grabitjes, ndërsa deri më tani ende nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje. Truproja e Kryeprokurores Ina Rama, është e fundit në listën e personave publikë, të cilët kanë rënë prè e grabitjeve. Në muajin shkurt, grabitësit kanë arritur të hyjnë në banesën e ministrit Spiro Ksera dhe të vjedhin që aty disa sende me vlerë. Gjithashtu, prè e grabitësve kanë rënë dhe disa politikanë, prokurorë e gjyqtarë, të cilëve u janë vjedhur automjetet.

15.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.