Postuar me: 10:26 13-06-2012

Vrau mbesën e plagosi vëllain, kapet pas tre muajsh

Shperndaje
Etiketat

Lezhë 

Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës kanë arrestuar dje në rrugën nacionale Laç – Fushë-Krujë personin e shpallur në kërkim për vrasje, Aleksandër Cara. I arrestuari 27-vjeçar kërkohej prej kohësh për vrasjen e mbesës së mitur, Lula Cara, dhe për plagosjen e të vëllait Mark Cara. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në muajin mars të këtij viti në fshatin Zhej të Rrethit të Kurbinit, ku Aleksandër Cara, pas një konflikti për motive pronësie me të vëllanë, ka qëlluar me armë mbi të duke e lënë të plagosur. Plumbat fatkeqësisht nuk kanë kursyer as mbesën e tij, e cila mbeti e vdekur në vend.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.