Postuar me: 13:32 13-06-2012

Xhagoev nuk i mjafton Rusisë, Polonia në këmbë me krenari

Shperndaje
Etiketat

Barazimi

Në mbrëmjen e djeshme, Polonia (mikpritëse e Europianit 2012 së bashku me Ukrainën) në ndeshjen e dytë të Grupit A, ka frenuar në një barazim 1-1 me Rusinë e Dik Advokat, e cila synonte kualifikimin në rast të një fitoreje në këtë sfidë. Pjesa e parë e përballjes mes dy skuadrave ka qenë shumë emocionuese, me një Rusi e cila është shfaqur e frikshme dhe që armën e saj më të fortë kishte sërish sulmuesin e ri, Xhakoev. Sulmuesi i CSKA-së së Moskës ka udhëhequr përpara skuadrën e Advokat dhe ka ndëshkuar Poloninë në 45 minutat e para: ishte pikërisht minuta e 37-të, kur një goditje dënimi shumë e bukur e Arshavin nga mesfusha shkon te Xhakoev, që i shmanget mirë mbulimit të kundërshtarëve dhe devijoi topin me kokë në cepin më të largët. Ky ishte goli i tretë i rusit në vetëm dy ndeshje të luajtura deri tani. Të zotët e shtëpisë luajnë mirë, arrijnë të bëhen të rrezikshëm, por u ndëshkuan në momentin e tyre më të bukur. Madje iu është anuluar dhe një gol polakëve rreth minutës së 20-të për pozicion jashtë loje. Vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë. Pjesa e dytë nis e barabartë, por polakët nuk janë dakord me dizavantazhin dhe këmbëngulin në kërkim të barazimit, i cili do të vinte vetëm në minutën e 57-të dhe do të mbante firmën e Jakub Blaszczikovski. Një gol i mrekullueshëm! Lojtari i krahut të Borusias së Dortmundit fluturon në kundërsulm dhe i drejtohet qendrës së zonës, pastaj lëshon një të majtë të frikshme që përfundon në cepin e portës ruse. Ndeshjes iu rikthye ekuilibri, por polakët demonstrojnë më shumë dëshirë në minutat e fundit, por pa mundur të gjejnë rastin e duhur për të ndëshkuar, pasi sulmuesit vendas tregohen të pasaktë para portës. Ky barazim i shkon për shtat Rusisë, e cila kryeson e vetme grupin A me 4 pikë. Ndërsa me këtë barazim shpreson edhe Polonia në kuotën e dy pikëve.

 

Golat

Sfida e shumëpritur përfundoi 1-1. Rusët kaluan në avantazh me Xhagoev,  por një reagim krenaria i polakeve sjell barazimin me kapitenin Blaszczikovski

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.