Postuar me: 8:51 09-06-2012

Zaganjori: Tërhiqem nga gara! Nuk mund të jem President pa votat e opozitës

Shperndaje
Etiketat

TIRANE—Lajmifundit—Kandidati i propozuar nga mazhoranca për mandatin e kreut të shtetit Xhezair Zaganjori ka deklaruar tërheqjen nga gara. Diçka të tillë kandidati i mazhorancës e bën pas dështimit të procesit dhe mundësisë për tu zgjedhur në raundin e tretë që u mbajt sot dhe ku kerkohej shumice e cilesuar votash e konsensus me opoziten.

Të hënën do të jetë raundi i katërt i votimit në Kuvend dhe Zaganjori citohet të jetë shprehur në një intervistë për Top Channel se nuk do të jetë më kandidat i disponueshem.   Në intervistën e tij Zaganjori tha se “unë nuk jam më kandidat për raundin e katërt. Nuk pranoj të jem më. Arsyet janë ato që kam thënë. Ka shumë rëndësi fakti se opozita nuk ka besim tek unë dhe do kontestohet apo paragjykohet çdo vendimmarrje e imja ndërsa Shqipëria përballet me çështje të jashtëzakonshme. Çështja e pranimit të Shqipërisë për statusin kandidat e me rradhë. Në këto raste unë deklaroj me bindje të plota. Jam i sigurtë se analistët do të thonë se ka patur presione etj. Unë falenderoj ata që më kandiduan dhe do të uroja që ky process të mbyllej dhe zgjidhej një kandidat i përshtatshëm. Absolutisht nuk ja kam komunikuar ende asnjë njeriu sepse unë nuk jam propozuar zyrtarisht”.

Kjo e hap mundësinë e dialogut mbi një emër tjetër dhe pse jo shton edhe shanset e Fatos Nanos për President ose rikthen në lojë Jozefina Topallin.

Burimi: lajm i fundit

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.