Postuar me: 16:05 25-10-2016

Zbulim i rëndësishëm për kancerin e gjirit (Burimi: Albeu, www.albeu.com)

kanceri-i-gjiritNjë ilaç i ri, që shkatërron tumoret me anë të kimioterapisë, ofron shpresa për pacientët me tumor “trefish negativ” në gji dhe per kancerin e gjirit.

Një në 5 raste me  kancer ne gji preken nga forma më agresive e kancerit dhe ¼ e pacientëve vdesin brenda 5 vitesh. Onkogjeni PIM-1 (një gjen që në disa raste mund të transformojë një qelizë normale në kancerogjene) ndihmon tumoret të mbijetojnë duke i mësuar të injorojnë sinjalet e vdekjes nga medikamentet toksike të kimioterapisë. Duke bllokuar këtë molekulë nëpërmjet medikamenteve, mund të bëhen qelizat kancerogjene të cenueshme ndaj trajtimit, thonë ekspertët.

Autori kryesor i studimit, prof. Andrew Tutt, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, tregon: “Shumë lloje të kancerit të gjirit “trefish negativ” janë rezistent ndaj kimioterapisë dhe “drejtohen” nga gjene që janë të vështira për t’u shënjestruar me ilaçe.

Molekula PIM-1 arrin të kontrollojë këto “drejtues” dhe gjenet që u ofrojnë mbrojtje qelizave kancerogjene, gjene që nuk mund të shkatërrohen lehtësisht nga ilaçet.

Me zbulimin e ilaçeve që frenojnë funksionimin e molekulës PIM-1, mund të arrihet të zbulohet një mënyrë e re për të shënjestruar këto gjene kancerogjene.

Shkencëtarët shpresojnë që me zbulimin e tyre të mundësohet përdorimi i ilaçit në testet klinike të kancerit të gjirit brenda dy vitesh.

Burimi: Albeu

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.