Postuar me: 13:42 12-06-2012

Zgjedhja e presidentit, Fyle: Vështirë të quhet pozitive

Shperndaje
Etiketat

Komisioni Europian po ndjek me vëmendje situatën politike që është krijuar në Shqipëri ditët e fundit. Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi i komisionerit Fyle, Peter Stano, tha se në këtë moment është e vështirë të shohësh sinjale pozitive për sa i përket çështjes së statusit kandidat në BE.

“Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri. Kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime pozitive në mënyrë që vendi, që liderët politikë dhe qytetaret të ecin para drejt integrimit europian”, tha Stano.

Ai nuk dha komente mbi deklaratën e disa kohëve më parë të Eduart Kukan, i cili pati thënë se procesi ishte një shans i humbur. Për Stanon, deklarata është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime.

“Mendoj se komisioni e ka thënë në mënyrë shumë të qartë se çfarë priste nga Shqipëria, duke iu referuar në veçanti plotësimit dhe përmbushje se 12 prioriteteve të Bashkimit Europian”, tha ai.

12.06.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.