Postuar me: 8:39 17-04-2014

Ilaçet/ Biznesi kundër urdhrit, reagon Ministria e Shëndetësisë (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Ilaçet/ Biznesi kundër urdhrit, reagon Ministria e Shëndetësisë - Përfaqësues të biznesit farmaceutik kundërshtojnë urdhëresën e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar kriteret e kualifikimit në tenderat e medikamenteve spitalore.  Urdhëresa eleminon autorizimin e prodhuesit dhe vërtetimin e regjistrimit të barit, si dhe shtyrjen e datës së tenderit për këtë qëllim vetëm për disa grupe medikamentesh. Sipas biznesit farmaceutik, kjo mund të bëjë që biznese të ndryshme të sjellin barna të pakontrolluara.  “Kjo urdhëresë dëmton rëndë barazinë në tendera dhe më e rëndësishmja është se shkel konventa ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Nëse situata nuk menaxhohet si duhet nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë vihet në dyshim siguria e barnave dhe tenderave”, deklaroi Roland Xhafaj, nga Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike.  “Të gjitha këto standarte që i parashikon ligji janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ne nuk mund t’i shkelim. Dhe çmimi nuk mund të jetë e vetmja gjë që ne mund të mbështesim”, tha nga ana tjetër distributori Gramoz Dudushi.  Biznesi farmaceutik ka shprehur pakënaqësi edhe me ligjin e ri të barnave, i cili pritet të kalojë së shpejti për miratim, pasi ai nuk nuk ka përfshirë asnjë nga sugjerimet e tyre.  Madje, tani kanë mësuar se nuk është projektligji që atyre u është paraqitur, por një tjetër i pakonsultuar me grupet e interesit. Ndaj kërkojnë të ulen në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë, qoftë për të diktuar edhe për mënyra të uljes së çmimit.  Por menjëherë pas deklaratave të biznesit farmaceutik dhe përfaqësive të tyre në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar se interesi i saj për barnat për përdorim spitalor ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë e tyre, të sigurojë më shumë barna për spitalet.  Për vitin 2014 lista e spitalore përmban 525 barna kundrejt 237 që kishte një vit më parë dhe se është përdorur e njëjta sasi parash. Përsa i përket projektligjit për barnat, në deklaratë thuhet se janë ftuar për konsultim grupet e interesit, ndërkohë që këta të fundit pretendojnë se nuk është marrë në konsideratë asnjë sugjerim i tyre.Ilaçet/ Biznesi kundër urdhrit, reagon Ministria e Shëndetësisë - Përfaqësues të biznesit farmaceutik kundërshtojnë urdhëresën e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar kriteret e kualifikimit në tenderat e medikamenteve spitalore. Urdhëresa eleminon autorizimin e prodhuesit dhe vërtetimin e regjistrimit të barit, si dhe shtyrjen e datës së tenderit për këtë qëllim vetëm për disa grupe medikamentesh. Sipas biznesit farmaceutik, kjo mund të bëjë që biznese të ndryshme të sjellin barna të pakontrolluara. “Kjo urdhëresë dëmton rëndë barazinë në tendera dhe më e rëndësishmja është se shkel konventa ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Nëse situata nuk menaxhohet si duhet nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë vihet në dyshim siguria e barnave dhe tenderave”, deklaroi Roland Xhafaj, nga Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike. “Të gjitha këto standarte që i parashikon ligji janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ne nuk mund t’i shkelim. Dhe çmimi nuk mund të jetë e vetmja gjë që ne mund të mbështesim”, tha nga ana tjetër distributori Gramoz Dudushi. Biznesi farmaceutik ka shprehur pakënaqësi edhe me ligjin e ri të barnave, i cili pritet të kalojë së shpejti për miratim, pasi ai nuk nuk ka përfshirë asnjë nga sugjerimet e tyre. Madje, tani kanë mësuar se nuk është projektligji që atyre u është paraqitur, por një tjetër i pakonsultuar me grupet e interesit. Ndaj kërkojnë të ulen në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë, qoftë për të diktuar edhe për mënyra të uljes së çmimit. Por menjëherë pas deklaratave të biznesit farmaceutik dhe përfaqësive të tyre në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar se interesi i saj për barnat për përdorim spitalor ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë e tyre, të sigurojë më shumë barna për spitalet. Për vitin 2014 lista e spitalore përmban 525 barna kundrejt 237 që kishte një vit më parë dhe se është përdorur e njëjta sasi parash. Përsa i përket projektligjit për barnat, në deklaratë thuhet se janë ftuar për konsultim grupet e interesit, ndërkohë që këta të fundit pretendojnë se nuk është marrë në konsideratë asnjë sugjerim i tyre.   17.04.2014 Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 七 = 2

All Rights Reserved