Postuar me: 14:45 13-06-2012

Zhurmat, sanksione per shkeljen e orarit

Shperndaje
Etiketat

Te gjitha baret dhe lokalet e nates qe shkaktojne ndotje akustike jashte orarit te lejuar do te penalizohen me masa administrative, duke filluar me gjoba e deri ne mbyllje te aktivitetit. Nepermjet nje udhezimi te perbashket te Ministrise se Brendshme, Ministrise se Shendetesise, Institutit te Shendetit Publik, Ministrise se Mjedisit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit behet edhe percaktimi i orareve, qe duhet te zbatoje cdo subjekt. Keshtu, per mjediset e hapura, orari i lejimit te veprimtarive, per ditet e premte dhe te shtuna do te jete nga ora 19:00 deri ne oren 24:00, ndersa per ditet e tjera te javes nga ora 09:00 deri ne oren 23:00, ne perputhje me nivelin e lejuar te zhurmes, te percaktuar ne Udhezimin e perbashket nr. 8, date 27.11.2007 “Per nivelet kufi te zhurmave ne mjediset e caktuara” te ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe ministrit te Shendetesise. Ndersa per mjediset e mbyllura, veprimtaria te lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te percaktuar ne Udhezimin e perbashket nr. 8 date 27.11.2007 “Per nivelet kufi te zhurmave ne mjedise te caktuara” te ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe ministrit te Shendetesise. Per mbikeqyrjen e situates dhe per marrjen e masave administrative eshte urdheruar ngritja e grupeve te perbashketa te punes me qellim parandalimin e zhurmave. Funksionimi i grupeve te perbashketa te punes ne rang qarku, per monitorimin dhe kontrollin e nivelit te zhurmave ne qendrat urbane dhe turistike ka ne perberje specialiste nga: Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik, Strukturat vendore te Policise se Shtetit dhe Strukturat kontrolluese te Njesive te Qeverisjes Vendore. Qellimi i ketyre masave eshte mbrojtja e shendetit dhe mjedisit nga zhurmat, si dhe garantimin e qetesise publike ne qendrat e banuara dhe zonat turistike e bregdetare. Keto masa jane marre pasi eshte vleresuar domosdoshmeria e bashkepunimit ndermjet organeve dhe strukturave kontrolluese per gjendjen e mjedisit, si dhe bashkerendimin e punes lidhur me procedurat qe do te ndiqen, si dhe masat qe do te merren ne perputhje me kompetencat e seciles pale, per monitorimin dhe kontrollin e nivelit te zhurmave.

12.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.