Postuar me: 13:23 12-06-2012

Zhvillimi rajonal, Bregu: Projekti, shembull i bashkëpunimit Shqipëri-BE

Shperndaje
Etiketat

TIRANË – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh sot në konferencën Kombëtare për Zhvillimin Rajonal “Bashkojmë politikat dhe praktikat” se “projekti është shembull konkret i bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare e BE. Strategjia aktuale është një dokument i qëndrueshëm i zhvillimit social”.

“Përsa i përket politikave që lidhin së bashku dhe komplementojnë zhvillimin rajonal dhe detyrimet që na vijnë në rrugën tonë drejt integrimit europian, janë fare mirë të përcaktuara dhe në dokumentat tonë të rëndësishëm siç është strategjia për zhvillim dhe integrim, 2013-2020”, tha Bregu.

Sipas ministres, “do të shtohet gatishmëria dhe komponentet. Edhe strategjia aktuale 2007-2013 ka në bazë një dokument mbi zhvillimin e qëndrueshëm, zhvillim në konstante me axhendën e zhvillimit. Politikat e zhvillimit rajonal ndikojnë në anëtarësim dhe jo më kot politikat e zhvillimit rajonal, janë politikat, të cilat janë shprehur dhe ofruar nga BE, pasi janë politika që mundohen të shfrytëzojnë më shumë atë hapësirë për zhvillimin e rajoneve dhe më gjerë sesa rajonet brenda një vendi”.

Duke i dhënë mundësi mbështetjes së integrimit të vendit dhe rritjes ekonomike apo cilësisë së jetës me anë të zhvillimit të qëndrueshëm, Bregu theksoi se “jemi në një fazë vërtet shumë të rëndësishme dhe qarqet gjatë këtij viti do të kenë akoma më shumë mbështetje”.

“Instrumenti kryesor i zhvillimit rajonal është dhe fondi i zhvillimit rajonal. Përsa i përket fondeve të BE-së, gjatë këtyre viteve projektet nuk kanë qenë pak, por vetëm vitin 2011 në Ministrinë e Integrimit, në bashkëpunim me BE-në, ka pasur 6 thirrje për projekte, me rreth 19 milionë euro. Përfituesit kryesorë kanë qenë pikërisht qarqet për rritjen dhe aftësimin e burimeve në zonat e tyre”, u shpreh Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu.

12.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.