Postuar me: 8:43 24-10-2016

Zvërnec, stuhia shkatërrohen lokalet dhe shkul pemët (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

stuhia_vlore

Stuhia me erëra të forta qe ka prekur në orët e para të mëngjesit të së shtunës zonën e Zvërnecit në Vlorë. Erërat, që herë pas here krijonin vorbulla, kanë shkatërruar disa lokale prej druri që ndodhen në zone, si dhe kanë shkulur me dhjetëra pisha, rënia e të cilave ka bllokuar edhe rrugën.

Një varkë që mbrëmjen e së premtes ishte e ankoruar në breg të detit, era e fortë e ngriti në ajër dhe e hodhi mbi pemë. Në gjithë zonën ka shkatërrime të mëdha, ndërsa disa persona rrezikuan edhe jetën.

Pronarët e lokaleve dhe banorët tregojnë minutat kur erërat shkatërruan edhe ndërtesat. “Ishte një llahtar i paparë. Këtu në lokal u thyen xhamat, jashtë nuk dilnim dot se era të bënte copa. Shkuli pemën nga rrënjët”, tregon Perlat Kongjini, pronar i një lokali të vogël.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndoqi nga afër punën për hapjen e rrugës së bllokuar nga pemët e rrëzuara, si dhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

“Që nga dita e parë që jam në detyrë kam qenë i interesuar të largoj çdo mundësi për përmbytje, por kapricot e natyrës janë më të forta dhe pamja që kemi e demonstron. Gjithësesi, kjo tregon se duhet të bëjmë akoma më shumë për nevojat e qytetit”, tha Leli.

Kjo stuhi nuk ka ndodhur kurrë më parë në zonë dhe duket se është pasojë e ndryshimeve klimatike që gjithmonë e më shpesh shkaktojnë shira apo erëra shumë të forta.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.